Auto Dak
Auto Dak

Raporti: papunësia në Kosovë, më e lartë se në Serbi e Shqipëri

Në një raport nga Banka Botërore dhe Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare mbi tendencat në tregjet e punës në Ballkanin Perëndimor për 2018, vihet re se papunësia në Kosovë është më e larta në Ballkan – 29 përqind.

Raporti vëren se në vendet e Ballkanit Perëndimor, shkalla e papunësisë ra nga 16.2 për qind në 15.3 për qind, sipas vlerësimeve të dy institucioneve, një reduktimin historik ky i papunësisë.

Shkalla e papunësisë shkon nga 12 për qind në Shqipëri dhe Serbi, në 29 për qind në Kosovë.

Gjithashtu vihet në dukje se rajoni përballet me një ulje të konsiderueshme afatgjatë të papunësisë, nga 1.5 milion të papunë në vitin 2011, në 776,000 në tremujorin e dytë të vitit 2018.

Pavarësisht nga këto zhvillime pozitive, shkalla e papunësisë mbetet e dyfishtë ose e trefishtë në raport me vendet e Bashkimit Evropian.

Gratë janë ende më pak të përfaqësuara në tregjet e punës, por ato ishin “fitueset më të mëdha të pothuajse gjysmës së kësaj rritjeje në punësim”, tha raporti.

Po ashtu thuhet se shkalla e punësimit të të rinjve është duke u përmirësuar, por në mënyrë të pavarur, sipas raportit, me një mesatare prej 50 përqind të të rinjve që punojnë në kontratat me afat të përcaktuar. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts