728 x 90 Leaderboard

Raporti i Bankës Botërore: plehrat po na vënë përpara

Sasia e mbetjeve në botë mund të rritet me 70 për qind deri në vitin 2050, për shkak të urbanizimit dhe rritjes së popullsisë, dhe më e larta në Azinë Jugore dhe Afrikën sub-Sahariane – tha Banka Botërore.

Gjithsesi, Toka mund të ketë përfitime të mëdha ekonomike dhe mjedisore në rast të një grumbullimi sa më të mirë, riciklimi dhe asgjësimi, sipas raportit, i cili vlerëson se në një të tretën e botës mbeturinave të hidhen në zona të hapura pa asnjë përpunim.

“Ne me të vërtetë duhet të t’i kushtojme vëmendje Azisë Jugore dhe Afrikës sub-Sahariane, pasi aty do të trefishohet sasia e mbeturinave deri në vitin 2050”, tha Silpa Kaza, një ekspert i Bankës Botërore për Zhvillimin Urban dhe autor kryesor i raportit.

Ndërkohë, vendet e pasura prodhojë një të tretën e mbeturinave në botë, edhe pse ata kanë vetëm 16 për qind të popullsisë, ku një e katërta i përket rajonint të Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Banka Botërore vëren se disa vende të varfëra nuk kanë ligje për të menaxhuar mbeturinat.

Sasi të mëdha mbetjesh kontribuojnë në ngrohjen globale.

Kaza thekson se një nga problemet më të mëdha është sigurimi i fondeve të mjaftueshme për mbledhjen dhe deponimin e mbeturinave në qytete.

Raporti thekson se rritja e riciklimit dhe reduktimi i konsumit të plastikës dhe hedhjes së ushqimit, mund të ndihmojë në reduktimin e sasisë së përgjithshme të mbeturinave.

Plastika përbëjnë 12 përqind të mbetjeve totale të botës, sipas raportit. /tesheshi.com/

Related posts