Auto Dak
Auto Dak

Raporti: 91 xhami të sulmuara gjatë vitit të shkuar në Gjermani

Jo pak, por 91 xhami në Gjermani kanë rënë pre e sulmeve të ndryshme gjatë vitit të shkuar. Lajmin e bën të ditur agjencia Associated Press, që i referohet raportimit zyrtar të qeverisë gjermane.

Një raport i Ministrisë së Brendshme të këtij vendi flet për 21 sulme ndaj xhamive të kryera vetëm në Rin-Vestfali, ku ka një numër të madh të emigrantëve muslimanë.

I njëjti raport nuk jep hollësi mbi shkallën e dëmtimit të xhamive të sulmuara, por thotë se në 12 raste janë identifikuar të dyshuarit e se është bërë një arrestim.

Sulmet mbi xhamitë dhe mbi emigrantët muslimanë kanë njohur rritje në Gjermani që prej valës së mbërritjes së refugjatëve dhe azilkërkuesve nga vendet në konflikt në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Një frymë kundër tyre, e posaçërisht kundër muslimanëve, është e pranishme, e reflektuar dhe në sulmet ndaj xhamive.

Situata mund të përshkallëzohet me afrimin e zgjedhjeve në vend, ndërsa dhe vetë kancelarja Merkel është kritikuar ashpër prej kohësh për politikën e dyerve të hapura për refugjatët.

Në Gjermani ka dhe një komunitet të madh turk, vendet e faljeve të të cilëve bëhen shpesh objekt sulmesh. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts