Auto Dak
Auto Dak

Raport për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, opozita “mbyll veshët”

Parlamenti serb do të nis këtë të hënën një seancë të veçantë, ku në rend të ditës do të jetë një raport për Kosovën, prezantuar nga presidenti Vuçiç.

Në sesion do të marrin pjesë dhe kryeministrja Ana Brnabiç, si dhe ministri i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç.

Kryetarët e grupeve parlamentare dhe deputetëve janë ftuar që të kenë mundësinë për të komentuar mbi raportin dhe të shprehin pikëpamjet e tyre.

Pas debatit, deputetët do të njoftohen dhe me një raport mbi negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës gjatë gjashtë viteve të fundit.

Në raport thuhet se Serbia është e vendosur që të vazhdojë negociatat me Prishtinën sa më shpejt, dhe se nuk ka asnjë qëllim që të tërhiqet “nga qasjen e tij paqësore për zgjidhjen e problemeve në Kosovë dhe Metohi”.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të krijojë kushte për progres të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe pajtimit historik të popullit serb dhe shqiptar, në të cilën Serbia është e përkushtuar dhe do të vazhdojë të punojë në të ardhmen”, shkruhet në raport.

Përfaqësuesit e opozitës, të cilët bojkotuan punën e parlamentit, njoftuan se nuk do të vinin në një seancë në të cilën pika e vetme në axhendë ishte një raport mbi Kosovën. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts