728 x 90 Leaderboard

Ramushin e pret “stuhia” të hënën, ja ç’llogari do kërkojnë deputetët prej tij

Nga Blendi Gashi

Për dallim nga javët e kaluara të cilat zakonisht kryeministri Ramush Haradinaj i nis me pritje të mysafirëve apo me mbajtjen e mbledhjes qeveritare, këtë të hënë do të jetë tejet më i ngarkuar, pasi do merret në pyetje nga deputetët për korrupsionin si dhe për problemet në sektorin e energjisë, ku pritet të ketë jo pak përplasje.

Ky raportim vije pas kërkesës së partive opozitare që seancën e nesërme plenare të mbahen katër interpelanca me kryeministrin dhe një me ministrin e Shëndetësisë.

Me kërkesë të Vetëvendosjes do mbahet interpelanca në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë si dhe interpelanca tjetër në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të shtetit.

Me kërkesë të LDK-së do mbahet interpelanca, në lidhje me vendimin e qeverisë nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës.

Me kërkesës të grupi parlamentar “Deputetët e Pavarur”, do mbahet interpelancë në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe qeverisë për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,

Me kërkesë të VV-së poashtu do mbahet interpelancë edhe me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli, në lidhje me sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Kosovë,

Do mbahen edhe katër debate parlamentare…

Përveç interpelancave në seancën e së hënës do të mbahen edhe katër debate parlamentare.

Me kërkesë të Vetëvendosje, do debatohen në lidhje me të gjeturat e raportit të komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

Me kërkesë të deputetëve Ganimete Musliu, Salih Salihu dhe Driton Çaushi, do mbahet debat në lidhje me skandalin e mishit të prishur të ardhur nga Belgjika, si dhe cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë,

Me kërkesë të deputetes Shqipe Pantina, e mbështetur edhe nga 11 deputetë nënshkrues, do mbahet debat në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave, dhe me kërkesë të deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 5 deputetë nënshkrues, do mbahet debat në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë.

Po ashtu në rend të ditës janë edhe një varg projektligjesh. /tesheshi.com/

Related posts