728 x 90 Leaderboard

Ramushi “lobon” te deputetët për Demarkacionin

Ramush Haradinaj, si opozitar ishte në krye të kundërshtimit të Demarkacionit, por sot me të arritur në sallën e seancave plenare ka nisur të plasë thuajse dorë më dorë të gjithë deputetëve, sigurisht për t’ua kërkuar votën për ratifikimin e marrëveshjes së vijës kufitare me Malin e Zi.

Është vërejtur se Haradinaj më së paku ka qëndruar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, të cilët gjithnjë po ia përkujtojnë se ai ka qenë në krye të protestave dhe në krye të peticionit kundër miratimit të demarkacionit, kurse kohë më të gjatë ka kaluar me deputetët e LDK-së, Teuta Rugova e Naser Osmani si dhe ata të PDK-së, Mërgim Lushtaku e Ganimete Musliu.

Haradinaj më pas është dale nga salla dhe momentalisht nuk është kthyer ende.

Në sallë ende nuk janë një numër i madh i deputetëve, ndërsa ende nuk kanë ardhur as ata të Listës Serbe.

Ndërsa deputetja Mimoza Kusari-Lila, në një paraqitje para mediave ka thënë se nuk beson se sot mund të ndodh ratifikimi i marrëveshjes. /tesheshi.com/

Related posts