Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rama zbulon detajin: Efekti në vaksina nga kolapsi në Rinas

Kryeministri Rama zbuloi një detaj nga efekti në vaksina i asaj që po ndodh me Albcontrollin, ku kontrollorët kanë bllokuar punën në një bojkot me elementë greve.

“Jo më larg se dje u bllokua aeroporti i vendit, u bllokua ardhja e vaksinave dhe e gjithë nata ka qenë një natë pa gjumë për të luftuar që ta mbanim sasinë e vaksinave që priste aty për të ardhur, pasi menjëherë mund të shkonte në një shtet tjetër.

Nuk është një pazar që ti i thua ma mbaj mallin. Luftë për të mbajtur sasinë dhe mos të shkonte dikur tjetër dhe pastaj të prisnim 10 ditë duke pritur ribërjen e gati të porosisë, 1 jave pa vaksina”, tha Rama nga Gjirokastra.

“Pse?”, shtoi ai.

“Sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë aty mbrapa derës gati për t’u futur në shtëpinë e secilit dhe për ta bërë rrumpallë, një sulm çmendurak i organizuar për të kthyer kaosin, duke marrë peng aeroportin, duke bllokuar një aktivitet jetik të vendit, duke bllokuar mijera shqiptare, duke ndaluar edhe të vdekurit që të vinin dhe të varroseshin këtu. Duke ndaluar edhe paratë”, theksoi i pari i qeverisjes. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts