Rama shkund tatimorët: po na ikën kuponi, po rikthehet informaliteti

Në një takim me krerë të administratës tatimore, kryeministri Rama shpalli “rënien” e kuponit tatimor, promovuar e më pas diktuar fort nga qeverisja e tij në emër të luftës kundër informalitetit, e në finales, siç pretendohet, të të bërit shtet.

Për këtë, ai iu referua dhe stilit të politikëbërjes opozitare me ikje nga institucionet e dalje në rrugë.

“Lëvizja antishtet ka patur një ndikim negativ mbi publikun sipërmarrjen e administratën. Një nga pasojat e gjithë këtij ndikimi negativ mund të thuhet padyshim është edhe rritja e shkallës së informalitetit. Është momenti për një reagim frontal qoftë në tërësi i administratës tatimore, qoftë individualisht nga cdo drejtues e punonjës i kësaj administrate. Jemi në kushtet kur dhënia e marrja e kuponit është rikthyer në nivelet më të ulëta para se të niste lufta e vështirë por e domosdoshme kundër informalitetit, dhe kjo është përgjegjësi e drejpërdrejtë e administratës tatimore. Ashtu sikundër është përgjegjësi e administratës tatimore që në këtë drejtim të mos kthehet pas në praktikat e sjelljet e shëmtuara të së shkuarës”, tha Rama.

Sipas tij, është kthyer informaliteti dhe në tregun e punës.

“Nga ana tjetër informaliteti ka prekur përsëri në mënyrë të ndjeshme edhe tregun e punës. Sot kemi aktualisht shifrën më të ulët historike të papunësisë, 12.1% ndërkohë që kemi rritje të frikshme të informalitetit në punë. Dhe kjo duhet të jetë po ashtu një pjesë thelbësore e shqetësimit të përditshëm dhe veprimit të përditshëm të tatimeve në bashkëpunim me inspektoriatin e punës, duke ndërtuar një veprim të mirëstruktuaruar larg çdo arbitrariteti në dëm të biznesit. Një nga arritjet më të rëndësishme të kësaj maxhorance ka qenë arritje në funksion të parandalimit të punës në të zezë”, theksoi shefi i qeverisë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts