728 x 90 Leaderboard

Rama shfaq simptomën e Berishës: deri kur, unë në pushtet e Basha në opozitë

Kryeministri Rama ka shfaqur së fundi një simptomë të ngjashme me atë të Berishës kur ky i fundit ishte në zenithin e pushtetit.

Duke tentuar të ironizojë opozitën e Bashës, Rama ka postuar një fotomontazh të rivalit demokrat, shoqëruar me diciturën:“Opozitë 2031, Qeveri e krimit dhe e drogës”.

Por kujtojmë se ngjashëm me Ramën është shprehur dhe Berisha pak vite më parë. Ish-kryeministri dhe kreu demokrat do të deklaronte me një vetëbindje se do qeveriste deri në vitin 2035. E kishte këtë edhe si mesazh për opozitën, pra për ta dekurajuar, por dhe si vetafirmim i madhështisë si politikan.

Por në pak vite nga ajo deklaratë, do të binte me një lehtësi të paimagjinueshme nga pushteti. /tesheshi.com/    

 

 

Related posts