Rama rrëfen “mrekullinë” e platformës së bashkëqeverisjes: ja ç’ndodhi me një familje nga Amerika…

Kryeministri Rama ka promovuar dhe njëherë atë që ndodh nëse ankohesh te platforma online e bashkëqeverisjes.

Duke sulmuar atë që e konsideron “tepsi”, ndodhur dje nga koalicionet partiake në qeverisje, sidomos atë PS-LSI, ku shërbimet ndaj qytetarit nuk njohën përmisim, shefi i qeverisë e vu theksin tek Hipotekat, llokma e ish-aleatit Meta, për të thënë se ajo kohë ka marrë fund.

“Nga Amerika me tre minuta kanë arritur të zgjidhin atë që nuk kanë arritur ta bëjnë me vite. Ky është një mesazh i qartë për ata që janë akoma në zyrat  Hipotekave, ata nuk duhet të ruhen tanimë se thjesht mund t’i shkojnë në kontroll, ata duhet të ruhen edhe nga një grua e pafuqishme që thjesht nuk dënojnë ta presin. T’i marrin ato tre minuta kohë dhe ti je i vdekur, je i mbaruar, nuk të mban më në karrige asgjë, nuk ka parti që të mban më, nuk ka mundësi, nuk ka kushëri që të mban më aty”, tha Rama.

Sot kemi 35 punonjës hipotekash që janë në derën e prokurorisë, nuk i ka dërguar auditi, KLSH, një hetim administrativ nga Ministria, i ka dërguar ai numër qytetarësh që kanë reaguar, kanë ngritur krye tek Shqipëriaqëduam.al. Për të gjitha rastet kur titulli i pronësisë i ka takuar qytetarëve është marrë titulli i pronësisë, ama është hetuar kush ua ka penguar me vite. Dhe të gjithë ata që me kanë penguar janë larguar nga detyra dhe janë për hetim.Ta provojnë në gjykatë pse e kanë penguar, se janë parazitë apo  grabitqarë?”, shtoi shefi i qeverisë. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts