Edi Rama replikon me kryetarin e PD-së, Lulzim Bashës, pas akuzave të kreut të opozitës mbi paraqitjen në prokurori të krerëve të shtetit. “Kryetari i arratisur i Bashkisë Tiranë dhe drejtor i Shtëpisë së Oficerevë të Saliut, një figurant i pashpresë në filmin që po afron drejt fundit”, shkruan Kryeministri në rrjetet sociale. Kjo është replika e parë e Ramës me rivalin e tij politik, i cili një natë më parë vendosi që pas një jave të thërrasë një protestë popullore për shkarkimin e kreut të Kuvendit.(tesheshi.com)