Rama publikon letrën: si qenka të udhëtosh të me Air Albania, së bashku dhe me Rudy Giulianin

Kryeministri Rama i është kthyer Air Albania-s, këtë hërë për të promovuar cilësinë e shërbimit në avionët e kësaj kompania, e lajmëruar se së shpejti hyn dhe në trafikun europian.

Rama ka publikuar letrën e ardhur nga një treshe pasagjerësh, ku janë këta të fundit që shprehin impresionet e tyre nga udhëtimi me Air Albania.

“I nderuar Z. Kryeminister, une udhetoj ne gjithe boten, por ishte hera e pare qe me rastisi te udhetoj per ne Stamboll me Air Albania.

Pasi kisha degjuar statuse negative nga “personazhe” te ndryshem neper rrjetet sociale, isha i pregatitur shpirterisht qe mbase ne bord nuk do na sherbenin as uje. Por surpriza ime dhe e gjithe familjes time ishte e madhe qe ne momentin qe hipem ne avion, nje Airbus i ri, super komod, me hapesira mes sediljeve, pushuese per kembet, e gjithfare komoditetesh, qe edhe pasagjeret ne klasen ekonomike te udhetonin sa me mire!

Te mos flasim per sherbimin ne bord, ku na u servir ushqim i ngrohte, i fresket, teper i shijshem, i servirur bukur ne tabaka. Stjuardesat shume te sjellshme na flisnin shqip, dhe kudo ishte mbishkrimi Air Albania!

U ndjeme shume krenare per kete gje ne dukje te parendesishme, por qe i shton vlere vendit tone te vogel e na ben te ndihemi mire fakti qe edhe nje udhetar i huaj mund te shijoje nje udhetim komod (madje shume me komod se ne shume linja me emer te madh boteror), – ne nje avion shqiptar e te thote: 0Bravo Shqiperia!

E per fat me ne ne avion ishte duke udhetuar edhe i madhi Mr. Rudy Giuliani, e jam i bindur edhe ai ka mbetur i impresionuar nga udhetimi me linjen ajrore shqiptare! Komplimente Z. Kryeminister, pasi kjo ishte iniciativa juaj dhe e di qe ky opinion i sinqerte do t’ju beje te ndiheni mire edhe ju! Ju urojme pune te mbare dhe sa me shume suksese te tilla!

Me respekt, Badush Kajtazi, Xhoana Milloshi dhe Glauk”, shkruhet në letrën e publikuar nga vetë kreu i qeverisë.

Rama e mbyll mesazhin duke njoftuar: “Së shpejti AIR ALBANIA nis fluturimet në destinacionet europiane”.

Air Albania është ndër investimet më të fuqishme e më serioze të qeverisjes Rama, një kompani e krijuar në partneritet me turqit. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts