Rama promovon paketën e re fiskale: ja një ulje e re taksash

Kryeministri Rama dhe ministri i ekonomisë në ikje, Arben Ahmetaj promovuan paketën e re fiskale për vitin 2019, duke u ndalur te risia avantazhuese e një kategorie biznesi

“Më 1 janar ka filluar një paketë shumë e rëndësishme uljeje taksash, që fillon që nga biznesi i vogël me xhiro nën 14 milionë lekë, zbritet taksa në 1/3-n. Kemi vazhduar me agrobiznesin, me të gjithë biznesin bujqësor, në kuadrin e shtytjes, mbështetjes së biznesit bujqësor, me qytetarët, klasën e mesme, me uljen e tatimit mbi të ardhurat personale”, tha Ahmetaj, duke u pasuar nga Rama më detajisht.

“Të gjithë bizneset, me xhiro vjetore nga 8 milionë deri në 14 mln lekë, që deri dje e kishin 15% taksën e fitimit, e kanë trefish më të ulët nga sot, por kanë kapacitete punësimi dhe vetëpunësimi shumë të mëdha. Ajo që është më e rëndësishmja në këndvështrimin tonë, është që duke iu lehtësuar trefish, ju japim mundësi, e para që të zhvilloheni me investime të reja – dhe besoj menjëherë ju do të mendoni për një investim të ri për t’u zgjeruar, për t’u konsoliduar – dhe e dyta për të rritur punësimin dhe për të rritur pagat”, u shpreh shefi i qeverisë duke vizituar një biznes. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts