Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rama, një ftesë dhe një kritikë për naftëtarët e Ballshit: a dini pse bëhen grevat?

Kryeminstri Rama u përcolli mesazhin e radhës naftëtarëve të Ballshit të hyrë në grevë urie, mes tyre dhe gra.

“Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!”, shkroi Rama, pak pasi aty qe dhe Rudina e Hajdari, e cila nuk dallooi shumë në qasje e komente siç çdo zë opozitar përballë grevistëve.

Për të parin e qeverisë, grevistët kanë ngatërruar, apo po abuzojnë me qëllimin e grevës.

“Qeveria është e juaja ,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve“, shkroi Rama.

Ky i fundit prej ditësh po fton naftëtarët për të biseduar mbi ta mbi hallin që u ka rënë, por duke vënë si kush lënien e grevës. Kjo, pasi pretendon se qeveria nuk ka asnjë përgjegjësi për atë  çfarë ata protestojnë, së fundi dhe me grevë urie.

Nga ana tjetër, grevistët thonë se po iu premtuar marrja e pagave të prapambetura, nuk do e lënë grevën. Por më tej nuk sqarojnë nëse pagat i duan nga qeveria apo nga kompania e cila jua ka privuar. /tesheshi.com/  

 

auto pjese dak

Related posts