728 x 90 Leaderboard

Rama nga Lezha: si vidhet uji në mes të Tiranës

Duke folur për reformën e ujit, kryeministri Rama tha nga Lezha se ka hotele në mes të Tiranës që deklarojnë furnizim me puse. Po ashtu dhe biznese dhe fshatra turistikë. Rama përcolli një paralajmërim për ta, pasi i quajti megagënjeshtarë.

“Po të shikojmë dhe tek uji, ashtu si tek energjia, ka shumë biznese të mëdha që nuk e paguajnë atë në mënyrë korrekte. Ka hotele në mes të Tiranës që deklarohen sikur furnizohen me pus ndërsa e vërteta është se furnizohen ilegalisht nga rrjeti i ujësjellësit i bëj thirrje të gjithë këtyre megagënjeshtarëve që janë të pasurit e këtij vendi.

Të mos luajnë me zjarrin se po do të bëhen shembull publik”, tha Rama kërcënueshëm.

Ashtu si me energjinë elektrike, Rama ka shpallur aksionin e ri, atë të ndërprerjes së vjedhjes apo mospagimit të ujit. /tesheshi.com/

 

 

Related posts