Rama nga Kolonja: përse e duan Shqipërinë copë-copë…

Kryeministri ishte në Kolonjë, ku prej aty i quajti zgjedhjet lokale si “të çudditshme”, mu prej faktit të mospasjes kundërshtarë.

“Me sa shoh në horizont nuk do të këtë edhe pak kohë. Ata janë më keq, edhe se sa kanë qenë me keq. Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim, sepse janë zgjedhje pa kundërshtarët tanë kryesorë. Po çfarë borxhi iu ka populli?”, tha Rama, duke vijuar më pas të dekonspirojë politikisht skemën e PD-LSI plus President.

“Ata synojnë të hyjnë  brenda institucioneve për llogari të tyre. Shteti në demokraci nuk merret dot me dhunë, kjo dihet.

Shteti në demokraci nuk janë godina, por pushteti buron nga vota e popullit dhe për sa kohë nuk e ke votën, atëherë nuk ke se si mund ta kesh pushtetin. Ata janë manipulatorë të paskrupull.

Duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë. Pse duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë? Sepse këto imazhe shpërndahen në Evropë, ata që nuk duan të hapen negociatat me Shqipërinë, thonë: Çfarë negociatash do të hapin, sepse këta nuk janë njerëz normal, nuk është shtet, sepse është ngritur dynjaja kundër qeverisë”, tha Rama. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts