Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rama: nëse do isha Lulzim Basha

Në një dalje për mediat për të sqaruar dhe njëherë inisiativën për ndërhyrje në Kushtetutë në funksion të listave të hapura, kryeminstri Rama erdhi në pikën që tha se si do sillej ai nëse do ishte Lulzim Basha, e se si ishte sjellë në të njëjtin pozicion kur ishte si ai e përballë kishte Berishën kryeministër.

“Nëse unë do isha Basha, që nuk jam , do të isha në vijëmësi i interesuar për dialog, marrëveshje, rimarrëveshje në proces, mund ta them këtë sepse kam qenë aty, ku është ai, kur isha në krye të opozitës. Ju e dini se është fakt që i kam shkruar më shumë se njëherë kryeministrit të asaj kohe që hajde takohemi, sepse kryeministri është gjithmonë problemi.

Tani Luli e ka problem, sepse mendon se kështu shpërndan zërat që ne komunikojmë. Nuk jemi të detyruar të biem dakord për cdo gjë por patjetër të takohemi, se s’bëhet me dezhurne në frengji kjo punë, siç la kë la atë natë kur u prish Teatri″, tha Rama.

Shefi i qeverisë mbrojti dhe njëherë insiativën e mazhorancës për listat e hapura, të cilat do kalojnë nga ndryshime kushtetuese.

Çfarë po bën Shqipëria? Mos vallë Kuvendi po merr ndonjë nismë për t’i dhënë pushtet të pakufizuar dikujt siç ka ndodhur së fundmi në ndonjë vend jashtë Europës? Jo.

Çfarë po bën Shqipëria? Ju tani e tutje nuk do të votoni jo vetëm për partinë por edhe për deputetin/teten që ju pëlqen? Nuk besoj.

Çfarë po bën Shqipëria, po heq koalicionet? Jo! Në asnjë mënyrë. Po krijon një kuadër ku koalicionet do të funksionojnë si në çdo vend të Europës dhe jo si rrap pas dushkut, ju kujtohet historia e devijimit të votës. Si mund të kemi ne një sistem ku vetëm në Tiranë kemi 3 mijë kandidatë, ku është parë? Edhe ata që marrin vota për një parti ia çojnë tjetrës, kaq po bën Shqipëria”, tha kreu i mazhorancës.

Në gjykimin e Ramës, mënyra se si reagon opozita jashtëparlamentare, e presidenca gjithashtu, janë të papranueshme.

Për reagimin e opozitës presidenciale dhe jashtë parlamentare i papranueshëm në aspektin, etik, politik e kombëtar. Sepse e dimë që as opozita jashtë dhe ajo presidenciale nuk e vlerësojnë dhe respektojnë Kuvendin, por kjo nuk e ndryshon faktin që Kuvendi është sovran.

Në aspektin etik nuk është e denjë që Kuvendi të sulmohet, përbuzet qoftë nga një institucion si Presidenca dhe këtë e them sepse etika institucionale është baza e shkruar në çdo paragraf të parë të çdo edukate shteti dhe qoftë vetë nga opozita jashtëparlamentre që zgjodhi vetë ta linte Kuvendin”, argumentoi Rama. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts