Rama në Dropull: Spiro Kserën nuk e arrestova unë, ruaj respekt për të

Kryeministri Rama ka zbritur në jug të vendit në llogaridhënien e tij për qeverisjen, duke bërë një ndalesë në Dropull, në zonën e minoritetit. Aty, shefi i qeverisë është ballafaquar me ankesën për arrestimin e një prej njerëzve të tyre me pushtet në kohën e Berishës, ish-prefektit dhe ish-ministrit Spiro Ksera, të vetmit “peshk të madh” të rënë në burg ndaj ish-qeverisja e para 2013-ës.       

“Arrestimi flagrant i një ministri para fëmijëve të tij te dera e shtëpisë a ishte provokim? Drejtësia nuk mund të arrestonte një ish ministër për show”, iu drejtuar Ramës një dropullit, i cili morri këtë përgjigje nga ana e kryeministrit:

Së pari qeveria nuk arreston njerëz. Arrestimet i bën prokuroria. Këtë e kam për shumëkënd që duke qenë i dëshpëruar nga shumë vite padrejtësira ka humbur durimin dhe thotë duke mu drejtuar mua: ‘Pse nuk fut në burg këtë, pse nuk fut në burg atë, pse s’kap këtë?’

Sot jemi në një sistem ku këtë gjë duhet ta bëjë vetëm drejtësia dhe ajo që shumicat parlamanetare në demokraci kanë për detyrë të bëjnë është që të krijojnë kushtet me reformat e nevojshme që drejtësia të funksionojnë. 

 Kështu që në raport me Spiro Kserën, më vjen keq që e përmend sepse unë personalisht kam pasur një raport miqësor me të, nuk e kam takuar, por kurdo që ta takoj do i jap dorën me respekt, për raportin që kam pasur”, u shpreh Rama. /tesheshi.com/  

 

Related posts