Rama, mesazh blektorëve: do jua paguajë shteti çdo lindje bagëtish

Kryeministri Rama ka tentuar të fusë gëzimin në jetën e blektorëve duke iu dhënë lajmin se këtej e tutje do jetë shteti ai që jua puguajë lindjet

“Jo më para nga xhepi për matrikullimin e bagëtive, po para nga shteti për çdo lindje dhe regjistrim të ri. Skemat e reja të mbështetjes financiare të fermerëve dhe agropërpunuesve, një paketë mundësish të reja për fuqizimin e bujqësisë e blegtorisë”, shkruan Rama në FB.

Ndodh kjo teksa vëmendja e opinionit është kthyer nga kah Teatri Kombëtar, ku një grup artistësh janë rebeluar duke mospranuar transferimin te teatri i ri “Turbina”. Rama për ta sot rezervoi një përgjigje jo të drejtpërdrejtë, por duke replikuar me një komentues, duke thënë se plani i zhvendosjes dhe i ndërtimit të një teatri të ri Kombëtar, nuk do të ndërpritet. /tesheshi.com/

Related posts