Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rama me mesazhin e radhës: të mësuarit me pak, ky është avantazhi shqiptar në krizën e Corona-s (video)

Në një mesazh të radhës për publikun, kryeministri Rama kërkoi sërish durim, duke paralajmëruar se vetëm pas dy javëve të para të prillit do shihet mundësia e lirimit të masave, gjithnjë nëse nuk do ketë më ngritje kurbe të infektuarisht.

Nga ana tjetër, ai tha se askush nuk do vdesë për, dukë përdorur për analogji kohën e luftës me 28 mijë të vrarë, duke veçuar dhe faktin se qeverisjen e kishte pala armike.

Po ashtu, Rama ftoi për të mos u molepsur nga lajmet mbi milionat që shtetet e fuqishme po derdhin në xhepat e qytetarëve  të tyre, duke arsyetuar madje se Shqipëria, mu për shkak të një standarti më të ulët jetese, mund ta kalojë më mirë këtë krizë.

Taksiratet e vendeve të mëdha janë edhe më të mëdha, sepse ne jemi mësuar me pak, dhe do të bëjmë si do të bëjmë do të dalim më të fortë nga kjo luftë.

Atij që është mësuar me shumë do i duhet të kënaqet me pak. Jam optimist se do të sigurojmë financime shtesë për të qenë më pak të shtrënguar për periudhën pas paketës.

Në luftë luftohet për ekzistencë. Për bukë nuk do të vdesë askush për bukë, jo për dreka dhe darka në kohët normale”, tha Rama.

🟢 LAJME TË MIRA dhe🔴 DURIM, DURIM, DURIM

Posted by Edi Rama on Wednesday, April 1, 2020

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com