Auto Dak
Auto Dak

Rama me Kerry-n, asnjë fjalë për muxhahedinët, vetëm për Shqipërinë e rajonin

Në fjalën e tij në konferencën me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, kryeministri shqiptar Edi Rama, nuk ka përmendur në asnjë moment çështjen e 2 mijë muhaxhidinëve iranianë që pritet të vijnë në Shqipëri nga Iraku, për t’i shpëtuar hakmarrjes së regjimit të Iranit.

Rama ka folur për cështje të brendshme shqiptare që sipas tij kanë mbështetjen e SHBA, si reforma në drejtësi, për të cilën tha se pritet të miratohet në fund të marsit.

Sa për zhvillmet rajonale, Rama përmendi ftesën ndaj Malit të Zi për në NATO, stabilitetin që duhej të kishte më në fund Maqedonia, si dhe bisedimet me Prishtinës dhe Beogradit që duhet të intensifikohen më tej.

“Me SHBA nuk nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka”, konkludoi Rama. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts