Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rama me homologun malazez: pse Shqipëria nuk mund të jetë vend gardhesh anti-refugjatë

Pas një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Malit të Zi, kryeministrat përkatës, Rama dhe Markovivc, i janë përgjigjur interesit gazetaresk lidhur me gardhet e përfolura alla Orban për refugjatët, në anën tjetër të kufirit.

Edhe ne kemi pasur oferta për të marrë gardhe dhuratë, por jemi një popull emigrantësh, jemi një popull që ka një histori krenare të shpëtimit të hebrejve dhe i vetmi vend ku hebrejtë kanë qenë më shumë pas Luftës së Dytë Botërore sesa para luftës së dytë botërore. Sot në Shqipëri strehohen 3 mijë refugjatë iranianë dhe mos harrojmë se në këtë vend të vogël janë mbi strehuar mbi 500 mijë refugjate të detyruar të shpërngulen nga shtëpitë  e tyre për shkak të spastrimit etnik të Millosheviçit”, tha Rama.

Ndërsa homologu Markoviç tha se “kur bëhet fjala për Malin e Zi përsa i përket emigracioneve asgjë nuk po ndodh. Nuk po ndodh asgjë e re në krahasim me vitin 2015. E dini që fluksi i madh migrator nuk e ka kapur Malin e Zi por Mali i Zi në vitin 2015 ka miratuar planin operacional që nënkuptonte një sërë masash në qoftë se kjo rrugë kalon në Shqipëri, Malin e Zi, Bosnje, Hercegovinë dhe drejt Evropës”, tha kreu i qeverisë së Podgoricës. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts