Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rama me Dendiasin: ja si do zgjidhet “Deti” me Greqinë

Kryeministri Rama kumtoi rënien dakort me Athinën që çështja e kufirit me Greqinë të zgjidhet nga një palë e tretë, që do të thotë nga një Gjykatë Ndërkombëtare.

U bë me dije kjo nga një konference mes tij dhe kreut të diplomacisë greke Nikolaus Dendias, i cili po viziton Tiranën.”

 “E kam të qartë, se sot të gjithë i kanë veshët e hapur, për pushtimin e ardhshëm të Greqisë përmes detit, por nuk do ketë përkundrazi, por sot mund ta them me kënaqësi që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare, për të vendosur pikat mbi në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit”, theksoi Rama.

Ai më tej dha të kuptuar se Greqia nuk do bëhet pengesë për aspektet e vendimmarrjeve integruese për Shqipërinë.

“E falenderoj ministrin, pavarësisht se në momente të caktuara kemi pasur tension, por Greqia asnjëherë s’ka qenë pengesë për rrugën tonë drejt BE, më vjen mirë që kemi dakordësi se çështjet e eksportimit në Bruksel nuk janë të zgjidhshme”, theksoi shefi i qeverisë shqiptare. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts