Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarja italiane Daria Bignardi për dhunën fizike që pësoi gjatë vitit të trazirave 1997. Kreu i qeverisë shqiptare tha gjatë emisionit “Le invasioni Barbarche” në televizionin La7, se pavarësisht se autorët nuk janë zbuluar dhe as dënuar kurrë, sulmi ka qenë nga njerëz të Shërbimit Informativ Kombëtar.
Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi deklaratën që Rama dha gjatë intervistës që u transmetua live mbrëmjen e së mërkurës. Nga fotorja e Kuvendit gjatë seancës së kësaj të enjteje, Berisha e quajti trillim deklaratën e Ramës se është sulmuar nga njerëz të SHIK, duke thënë se sulmi sipas tij, ishte “krim pasioni” .
Në 97-ën ishit në Tiranë viktimë e një agresioni që gati ju kushtoi jetën. Çfarë ndodhi dhe përse?
Është episod që bën pjesë në një kohë mjaft dramatike të vendit tonë pas rënies së regjimit sepse patëm një tranzicion shumë traumatik. Besoj për faktin që kishim një regjim tepër brutal. Në atë kohë ndodhën ato firmat piramidale që ë bënë gjithë vendin të shpërthente dhe unë isha pjesë e një grupi intelektualësh të pavarur që përpiqeshim të bindnim regjimin e atëhershëm të arsyetonte, duke shkruar artikuj dhe po përgatisnim një peticion për të mbledhur firma për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, sepse ishim në mes të një krize, që më pas erdhi dhe rrëzoi..
Po kush ju sulmoi?
Nuk u mor vesh kurrë kush saktësisht po ishin shërbimet sekrete të asaj kohe.