Auto Dak
Auto Dak

Rama: ju tregoj KÇK-në, organizatën kriminale që duhet kapur e ndëshkuar

Kryeministri Rama denoncoi ashpër atë që e quajti KÇK, për të cilën tha se është një organizatë kriminale që “duhet kapur e ndëshkuar”.

“Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun dhe e dinë që nuk e kalojnë dhe që kanë nxjerrë një togfjalësh – KÇK’, ‘kap çfarë të kapësh’. Këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me çdo mënyrë. Duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Procesi i vettingut për të përfunduar dihet që do disa vite, por ne nuk mund të lejojmë prokurorë si ai i Durrësit apo gjyqtarë të bëjnë kërdinë”, tha Rama në parlament.

“Janë çuar në prokurori fakte për miliona euro të grabitura, ku janë? Aty ku ishin para se të kontrolloheshin, pasi KÇK-ja u mori kafen dhe i lëshoi. Nuk jemi të gjithë njëlloj, kjo është përpjekje e atyre që thonë unë i zi jam por do i nxij të gjithë që të mos dukemi. Por flas për një organizatë kriminale me imunitet kushtetues ligjor, prokurorë dhe gjykatës të korruptuar që e dinë se nuk kalojnë vettingun”, shtoi shefi i qeverisë.

Në këtë temë ai kaloi teksa dhe njëherë po shpjegonte llojin e spektcizmit francez dhe hollandez ndaj hapjes së negociatave, kur tha se “Parlamenti gjerman shkruan: hetimi dhe dënimi i prokurorëve dhe gjykatëse që nuk e kanë kaluar vettingun. Vettingu nuk dënon, por pastron, pastaj sistemi që del nga vettingu dënon dhe ata që kanë dalë jashtë thirren dhe aty pastaj duhet të përballen jo me komisionerin që thonë nuk justifikon pasurinë, por prokurorin që thotë ku i gjete lekët. Por mund të presim ne të mbarojnë vettingu…”, tha Rama, duke trenditur një sërë rastesh të rënda që sipas tij kanë ardhur nga prokurorë dhe gjykatës të inkriminuar. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts