Auto Dak
Auto Dak

Rama: ja ç’përfaqëson vila ime në Surrel

Kryeministri Rama ka bërë një sqarim mbi vilën e tij në Surel, e këtë gjatë prezantimit të paketës “AntiKÇK”. Sipas tij, ajo thjesht është e ndryshe, sigurisht e deklaruar për çdo detaj.

“Vila ime në Surrel? Cila vilë në Surrel? Ne kemi bërë një inventar së bashku me ministren e Shëndetësisë në funksion të një programi për të ndihmuar familjet në shtëpi që janë shëmbëlltyrë e mjerimit, ato shtëpitë që bëjnë lajm,. që kur shfaqen në rrjetet sociale, bëhen virale, ato shtëpitë që i bëjnë treçerekun e komentarorëve të thonë, kjo është Shqipëria. Inventari që kemi bërë është se këto shtëpi në gjithë Shqipërinë janë 1600 e pak. Por sa janë vilat si puna e asaj të Surrelit që janë ndërtuar në Shqipëri? Dhe këtu kam parasysh shtëpitë me 2-3 dhe 4 kate, që kanë produkt i punës në pjesën më të madhe të tyre: Janë mbi gjysmë milioni.

jo vila ime në Surrel ka një formë që e ka të ndryshme, siç jam unë i ndryshëm nga të tjerët, dhe të gjithë nga njëri-tjetri. Por në raport me tërësinë e banesave individuale të shqiptare, është një banesë individuale e një familje shqiptare më shumë.

Për të gjithë ata që kanë hedhur pafund baltë lidhur me këtë, mund të them vetëm që shtëpia ime është e deklaruar në çdo detaj dhe me cdo faturë. Dhe unë do isha shumë i lumtur nëse të gjithë bashkëjetuesit në hapësirën publike të zhurmës politike do të binin dakord të bënim një sqarim shtëpi më shtëpi për të ardhurat, dhe sa korrespondojnë të ardhurat me produktin”, u shpreh Rama. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts