Rama ironizon bashkëpunëtorin X të PD-së: nëse ky është flamuri i aksionit opozitar…

Kryeministri Rama ka reaguar në mënyë ironike ndaj bashkëpunëtorit X – vlonjatit Albert Veliu – i cili u servir në një rrëfim audo e video nga ana e PD-së, mbi raportet dhe bisedën me Agron Xhafajn, vëllanë e ministrit të Rendit.

“Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…”, shkruan Rama. /tesheshi.com/

Related posts