Auto Dak
Auto Dak

Rama i rikthehet fushatës: nëse bota do hynte në logjikën e Ilir Metës…

Kryeministri Rama iu rikthye fushatës elektorale për Lokalet e 30 qershorit, ku nga Divjaka komentoi aktin e presidentit Meta me ç’dekretim të njëanshëm e të diskuteshëm zgjedhjesh.

“Sikur bota të hynte në logjikën e Metës që firma e çdo autoriteti të ishte e mundur të zhbëhej, nuk do të kishte më shtet dhe rregull e drejtim, por do të bëhej mbarë bota një rrumpallë e madhe. Prandaj kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar pa përgjegjshmërie dhe që nuk mund as të pranohet dhe as të tolerohet”, tha Rama, duke bërë të qartë projektin e shkarimit të tij.

“Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidentit për sa kohë fuqia e popullit sovran është te parlamenti dhe që parlamenti ka jo vetëm të drejtën, por detyrën të reagojë në emër të sovranit nëse Presidenti çmendet”, tha shefi i qeverisë.

Rama u përbetua për zgjedhje me 30 qershor, duke e arsyetuar këtë edhe me nevojën sipas tij të një mësimi që duhet të marrë politika për respektin  e ligjit dhe rregullave. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts