728 x 90 Leaderboard

Rama i kthehet “Marrëzisë së fundit”: fund kazinove e basteve sportive

I anatemuar jo vetëm për dështimin e luftimit të lojrave të fatit, por dhe për përhapjen e tyre, kryeministri Rama shpalli mbylljen përfundimtare të tyre duke nisur që nga 1 janari 2019.

 “Sipas ligjit duke nisur nga data 31 dhjetor do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, baste me kuaj, qen apo çdo skllavi tjetër të faunës shqiptare”

“Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar”

“Paralajmëroj brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat nga mediat, portalet apo televizionet. Llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT”, ishin deklarimet e Ramës gjatë një konference për shtyp. Duke komentuar këto vendime, Rama përmendi si shkarazi dhe një aspekt politik të tyre, ku mund të ndiqet në videon e konferencës.

ERTV Live😊: (Pjesa II) KOMUNIKIM ME MEDIAT- Për vendime të rëndësishme të marra sot në mbledhjen e Keshillit të Ministrave për mbështetjen e familjes, sigurinë e rregullin në shkolla dhe përshkallëzimin e luftës kundër krimit

Posted by Edi Rama on Tuesday, 9 October 2018

Ndër të tjera, Rama shpalli paktën “Të fortët”, një aksion policor, kundër atyre që siç tha, i bëjnë karshillëk ligjit e rendit me lloj-lloj formash.

Por shefi i qeverisë u ndal dhe në sigurinë e burgjeve ku shpalli masat e reja në funksion të sigurisë.

“Kemi vendosur të ndërmarrim një ndryshim ligjor për të dyshuarit, apo për të dënuarit në përfshirje në krim të organizuar apo edhe organizata terroriste të cilët do t’i nënshtrohen një regjimi të ri të rreptë izolimi dhe monitorimi duke iu ndërprerë çdo komunikim të brendshëm dhe të jashtëm për të gjithë kohën e paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit.

Këta lloj përfaqësuesish të botës së krimit do të kenë kontakte të shumë të kufizura me qëniet e tjera njerëzore dhe shumë rreptësisht të monitoruar, për gjithë kohën e vuajtjes së dënimit.

Së treti kemi vendosur ngritjen e një salle operative monitorimi non stop me kamera të burgjeve të sigurisë së lartë, duke filluar nga burgu 313 edhe nga godina e operacionit ‘Forca e Ligjit’. Ndërkohë që në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve do të ngrihet një sallë operative monitorimi non stop e të gjitha instituicioneve peritenciare të Shqipërisë. Kjo e çon sigurinë e burgjeve në një nivel të panjohur më parë”, deklaroi Rama. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts