Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rama, i bindur për mandatin e tretë: opozita sërish në opozitë, natyrshmëri!

Në një intervistë për A1 Report, kryeministri Rama tha se është e natyrshme që ai të vijojë mandatin e tretë dhe opozita të vijojë qëndrimin në opozitë.

I pyetur nëse do jepte dorëheqjen po të humbte zgjedhjet në 2021-shin, Rama tha: “Unë nuk do i humbas zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nuk do të jap dorëheqjen si kryetar i PS-së sepse do të jem i detyruar të vijoj punën.

Ata (opozita jashtë parlamentit) në parlament do të kthehen pas zgjedhjeve nëse do të duan të kthehen, sepse nuk e di, çdo gjë mund të ndodhë me ta. Por unë besoj se do të kthehen pas zgjedhjeve kur të marrin votat sipas vendimit që do të japë populli, do të ulen ose në mazhorancë, gjë që e shoh të vështirë ose në opozitë gjë që e shoh vazhdim të natyrshëm të jetës së tyre politike në këtë fazë“.

Rama tha se politikisht do i donte bashkë Bashën e Kryemadhin, si përjigje kjo nga akuzave të opozitës se kërkon të prishë koalicionet.

“Ne politikisht, dhe unë personalisht, por asnjëri në fakt nuk është i interesuar që të ndajë Bashën nga Kryemadhi, ne i duam ata bashkë, sa më bashkë të jenë ata, në kuptimin e thjeshtë, aq më e lehtë është për ne beteja zgjedhore“, theksoi shefi i qeverisë.

Ndërsa sa i përket Metës, Rama tha se e ka kthyer presidencën në shtab lufte të opozitës kundër qeverisë.

Kur presidenti fton opozitën në zyrë dhe pastaj lëshon klithma dhe kushtrime për përmbysje të regjimit, nuk e di cfarë mund të quhet përveç se drejtues i opozitës.

Kur fton opozitën dhe pastaj bashkë me opozitën bashkë bëjnë thirrje për përmbysje të regjimit, thashë kur organizon shtabin e luftës kundër qeverisë në presidencë me opozitën dhe kur del para popullit bashkë me opozitën dhe thërret popullin në miting“, theksoi kreu i mazhorancës. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts