Rama fshikullon rektorë e dekanë: pse po fshiheni? Shihni kërkesën e çuditshme të studentëve…

Kryeministri Rama ka fshikulluar rëndë trupën drejtuese të universiteve, rektorët e dekanët, duke jua numëruar atyre gjithë çpo ndodh si pasojë nga protestat e studentëve.

Rama u kujtoi atyre se ato 8 kërkesa studentore, me autonominë universitare, janë për ata e jo qeverinë.

Unë respektoj autonominë tuaj me ligj. Me siguri është për ju diçka dhe me siguri ju duhet të shikoni që kjo protestë lidhet në radhë të parë me ju. E kam fjalën për universitetet. Tarifat janë përgjegjësi e universitetve për t’i propozuar dhe qeverisë për t’u pranuar. Si ka mundësi që studentët nuk e dinë fare që çfarë janë tarifat? Jemi të gjithë të vetëdijshëm që ligji i ri për arsimin e lartë i ka dhënë autonomi universiteteve. Është e pamundur që të zgjidhen nga lart poshtë disa çështje kyçe. Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni kur duhet t’i dilni ju përballë studentëve, nëse ka ardhur dita që trupat brenda ndahen të partive dhe nëse ka ardhur dita që t’ja lini rrugës fatin e studentëve, atëherë po më falni po duhet ta rishikojmë autonominë se mbase ka qenë e parakohshme”, tha Rama.

Rama përcolli më pas denoncime mbi mënyrën se si i shpenzojnë paratë trupat drejtuese.

Po të shohësh shpenzimet e universitetit dhe ka disbalanca ekstreme, me falni po ku hyn qeveria këtu? Jo për të hequr përgjegjësinë e saj, sepse unë jam i gatshëm ta pranoj atë pjesë të shuplakës që studentët i kanë dhënë qeverisë. Më thoni: studentët kërkojnë t’iu rritet pesha e votës, është kollaj të fshihesh, por është si t’i fshihesh një zjarri që ka rënë në kat të parë dhe tymi shkon në kat të tretë? Më thoni ju, si mund t’i përgjigjet një qeveri një turme që thotë nuk dua dialog. Nuk kam ardhur t’ju kërkoj të bëni punën time dhe të lehtësoni komunikimin në një kohë kur ndodh një protestë e tillë, ku për herë të parë studentët refuzojnë zgjidhjen. Dhe kjo nuk është mister dhe nuk ka nevojë të jesh politolog për të kuptuar kush e ka ujitur këtë rrënjë”, theksoi shefi i qeverisë.

Ai ceku dhe shqetësimin mbi 8 kërkesat, për mënyrën e zgjedhur nga studentët për t’i kërkuar ato me ultimatum.

“Ku është niveli i kuptimit të demokracisë? Sado e respektuar dhe e nderuar të jetë kauza e turmës. Pedagogët disa janë fshehur, disa janë në akuzë, disa e shohin me kënaqësi, disa të tjerë shfaqen të proceduar nga policia, ndërkohë që policia nuk ka bërë asnjë procedim penal dhe ky është një lajm i rremë. Tjetër gjë edhe fakti që përgënjeshtrimi nga ana e Policisë së Tiranës nuk ka ardhur në kohën e duhur. Si mund të vendosëë qeveria dhe si mundem unë që t’i përgjigjem këtij lloj ultimatumi me po edhe jo, kur djalli është në detaje dhe në cdo pikë nuk ka nevojë për po ose jo, po për si? Më thoni që kemi bërë gabim se sot të gjithë thoshin përpara kryeministrisë ka më shumë pedagogë duke protestuar. Ne gjykuam që inteligjenca në Universitet ka më shumë kapacitet dhe integritet se cdo burokrat i demokracisë.

Rama ka komentuar dhe atë që e konsideroi si kërkesën me të çuditshme të studentëve.

“Ka një gjë tjetër që kërkojnë studentët dhe kjo gjëja është më spektakolarja, sepse tregon sesa të dëshpëruar janë studentët dhe sesa të qorruar janë. Ata i kërkojnë qeverisë vlerësimin e perfomancës së mësimdhënies. Po si ta bëjë këtë qeveria? Dëgjoj për librat e pedagogëve që shiten me zorr, që kondicionojnë notën, që janë përkthime keq. Si mund ta bëjë kryeministria vlerësimin e cilësisë së mësimdhënies? Që do të thotë që duhet një qasje e përbashkët dhe komplekse. Nuk është e thjeshtë!1300 punonjës të universitetit që nuk kanë lidhje me pedagogjinë paguhen, marrin rrogë. Po si ka mundësi që ndodh kjo?”, shtoi Rama. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts