728 x 90 Leaderboard

Rama, entuziazëm i rënë për marrëveshjen me Greqinë

“Siç e dini, ndodhemi në procesin e vështirë, por absolutisht të nevojshëm të zgjidhjes së problemeve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Gjëja më e rëndësishme është që jo vetëm t’i zgjidhim problemet, por këto zgjidhje t’i shndërrojmë në një nivel të ri bashkëpunimi dhe bashkëveprimi”, ka deklaruar së fundi kryeministri Rama gjatë një prononcimi për agjensinë zyrtare greke ANA-MPA, dhënë gjatë punimeve të samitit të Londrës.

Është ky shprehje që shkon në sinkron me ftohtësinë e takimit të tij me Tciprasin.

Megjithatë, shefi i qeverisë së Tiranës është përpjekur të japë doza optimizmi.

“Është shumë e natyrshme që me një mënyrë, përmes zgjidhjes, të arrijmë nivelin e njerëzve normalë, të qytetarëve të zakonshëm, të cilët e kanë kapërcyer ndërkaq të kaluarën e tyre dhe kanë përqafuar njeri-tjetrin”, tha Rama. /tesheshi.com/

 

Related posts