reklama juaj ketu

Rama dhe Vuçiç, intervistë e përbashkët në Vjenë

Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç do të jenë përballë në një intervistë televizive që do të transmetohet në të njëjtën kohë në televizionet kryesore të Ballkanit.

Intervista do të trasmetohet gjatë samitit të Vjenës më 27 gusht dhe organizohet nga emisioni “Okruzenje”, një markë e njohur që financohet nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Europian.

Në faqen e Facebook të këtij emisioni, bëhet e ditur se Rama dhe Vuçiç do të flasin për projektet e përbashkëta të investimeve dhe intervista do të transmetohet nga: TVSH, RTK, Alsat M, televizioni publik i Serbisë, ai i Malit të Zi, i Bosnjë-Hercegovinës dhe i Kroacisë.

“Okruzenje” drejtohet nga gazetarët e njohur: Nenad Sebek aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç gazetare e njohur nga Mali i Zi. Bashkë me ta në studio e rrjetit online ballkanik do të jetë edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ish-ministri i jashtëm i Serbisë në kohën e Zoran Xhinxhiçit, Goran Svilanoviç.

/tesheshi.com/