728 x 90 Leaderboard

Rajda Trajkoviç “dekonspiron” Thaçin: qëndron pas idesë për ndarjen Kosovës

Teksa presidenti Thaçi po mohon kategorikisht mundësinë e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territorit me Serbinë, politikania serbe Rada Trajkoviç, mendon të kundërtën duke thënë se autoritetet serbe kanë bërë marrëveshje me presidentin kosovar për çështjen në fjalë.

Në një deklarim për agjencinë FoNet, Trajkoviç ka thënë se “kjo strukturë, e cila është vendosur në Kosovë, është mbajtur direkt pikërisht në marrëveshje me Beogradin dhe Listën Serbe”.

“Këtë e kemi parë gjatë zgjedhjes së presidentit Hashim Thaçi me ndihmën e serbëve”, ka vlerësuar Trajkoviç, dhe këtë e ka ilustruar duke thënë se “për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë vendimtar roli i Listës Serbe”. /tesheshi.com/

 

Related posts