Radhës së futbollistëve që kanë zgjedhur Kinën i bashkohet dhe Hernanes

Mediat sportive bëjnë të ditur se është arritur marrëveshja midis Juventusit dhe një klubi kinez, Hebei Fortune, për shitjen e brazilianit Hernanes.

Negociatat kanë qenë të suksesshme, dhe kontrata do të nënshkruhet me t’u kryer vizita mjekësore.

Hernanes, një ish-lojtar i përfaqësueses braziliane, do të gjejë te ekipi kinez emra të njohur, si Lavezzi, Mbia, apo Gervinho, si dhe trajnerin Manuel Pellegrini.

Ndërsa luajti më herët në Itali për Lacion e Interin, Hernanes e çoi sezonin e shkuar dhe gjysmën e këtij sezoni te Juventusi.

Një periudhë jo e kënaqshme për 31-vjeçarin, që u aktivizua në vetëm 24 ndeshje në kampionat me bluzën e Juventusit e shënoi veç dy gola.

Hernanes është më i fundit futbollist që vendos ta vijojë karrierën në Kinë. Mes atyre që u transferuan në klubet kineze gjatë janarit ishte dhe Pato, një bashkëkombas i tij, i cili aktivizohej për Vilarealin në Spanjë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts