reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Racizëm e ksenofobi: “Reaksionarët e rinj” të së djathtës nxisin trazira mes intelektualëve francezë

Nga “Unë akuzoj” i Emil Zolasë deri tek politikat e Bregut të Majtë të Zhan Pol Sartrit, Franca është mbajtur si vendi që ka “shpikur” figurën e intelektualit publik: shkrimtarit që shihet si një udhëheqës shpirtëror për shoqërinë.

Por, tashmë kombi, që ka nxjerrë mendimtarë që nga iluministët e deri tek Bernard-Henri Lévy, ka hyrë në një krizë morale të vërtetë që e ka bazën në dominancën e një lloji të ri kontrovers të menduari: e këtë e kanë bërë pikërisht reaksionarët e së djathtës, figurat intelektuale të televizionit.

finkielkrautNjë grupim intelektualësh francezë që konsiderohen reaksionarët e rinj për shkak të pikëpamjeve të tyre politike dhe një konservatorizmi kulturor, janë në qendër të një grindjeje të furishme, të akuzuar se kërcënojnë rrezikshëm Francën duke mbrojtur racizmin, intolerancën dhe frikën nga emigrantët.

Këta intelektualë po dominojnë kopertinat e revistave dhe gazetave, po fitojnë klasifikimet e para në listimin e emisioneve më të shikuara në televizion, sikundër edhe vendet e para në listat e botimeve bestseller. Bëhet fjalë për një grupim të gjerë mendimtarësh dhe editorialistësh të cilët argumentojnë se janë të vetmit që kanë guximin e mjaftueshëm për të sfiduar mentalitetin “politikisht korrekt” dhe për të mbrojtur idetë e identitetit kombëtar duke nënvizuar rreziqet e emigracionit dhe druajtjen e popullit etnik francez, që nuk ndjehet më rehat me kaq shumë të huaj rreth e qark. Të tjerët paralajmërojnë se ky grupim po nxit një atmosferë të rrezikshme si ajo e ideve ekstremiste të së djathtës që mbizotëronin në Francë në vitet ’30.

Profili i këtyre reaksionarëve që është ndërtuar përgjatë një dekade por që së fundmi është përshkallëzuar, shihet se reflekton një debat të tensionuar publik në një vend ku e djathta ekstreme ka 30 për qind të votave dhe ku sondazhet thonë se të paktën 70 për qind e njerëzve mendojnë se “ka shumë të huaj në Francë”.

Këta intelektualë akuzohen se po i nxisin idetë e Marinë Le Pen dhe partisë së saj të së djathtës ekstreme, Fronti Nacional, edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti.

Laurent Joffrin, shefi i gazetës së përditshme të krahut të majtë, Libération, këtë javë paralajmëroi se dominimi i këtyre intelektualëve në valët televizive tashmë mund të quhet si një “apokalips”.

Në foto: Jean-Paul Sartre dhe Simone de Beauvoir në një kafe në Paris në vitin 1940, kur politikat e Bregut të majtë ishin në qendër të jetës intelektuale në Francë
Në foto: Jean-Paul Sartre dhe Simone de Beauvoir në një kafe në Paris në vitin 1940, kur politikat e Bregut të majtë ishin në qendër të jetës intelektuale në Francë

Alain Finkielkraut, filozofi kontrovers i profilit të lartë, është në qendër të debatit pasi mori në mbrojtje Nadine Morano, një ish ministër të qeverisë që herë pas here këmbëngulte se Franca është një vend “me racë të bardhë”. Morano u ndalua të merrte pjesë në zgjedhjet rajonale për të përfaqësuar partinë Republikane të ish-presidentit Nicolas Sarkozy.

Ka nga ata mendimtarë të së djathtës që thonë se po ngrenë zërin në emër të popullit francez, që nuk ndjehet më në shtëpinë  e vet për shkak të mbërritjes së emigrantëve.

Libri bestseller i Finkielkraut i vitit 2013, “Identiteti i palumtur” paralajmëron për rreziqet që i vijnë identitetit kombëtar francez nga migrimi masiv dhe nga multikulturalizmi. I biri i një tregtari polak hebre që i mbijetoi Aushvicit, Finkielkraut u zgjodh vitin e kaluar në prestigjiozen,  Akademinë Franceze, institucionin që mbron pastërtinë e gjuhës franceze, por u prit me debate pasi disa anëtarë pretenduan se ai ishte tepër reaksionar dhe përcarës.

gra ne rrugeMegjithatë, ai publikoi edhe një libër tjetër së fundmi. Finkielkraut, i cili dikur konsiderohej në anën e majtë të politikës, përsëriti në një intervistë për radion franceze, Inter Radio se hedh poshtë të gjithë klasifikimet që e përfshijnë atë në anën e racistëve apo në listën e zezë të neofashistëve. Ai tha se është “e tmerrshme dhe katastrofike” që sapo dikush guxon të shohë realitetin në sy, akuzohet se i përket të djathtës ekstreme. Sipas tij, një gjueti shtrigash po zhvillohet nga lobi antiracist.

Michel Onfray, majtisti që mbahet në Francë si filozofi kontemporan më popullor, u akuzua se po flirton me të djathtën kur ai hodhi dyshime mbi fotografinë e vogëlushin sirian, Alan Kurdi i cili u mbyt në brigjet turke ndërsa përpiqej të mbërrinte me familjen e tij në Europë. Onfray tha se francezët e shkollës së vjetër mund të ndjehen të margjinalizuar dhe të tradhtuar nga mbërritja e refugjatëve.

Libération e akuzoi Onfray-n se po braktis idealet e së majtës dhe po luan “lojën e Lë Pen”. Ky i fundit u kundërpërgjigj duke akuzuar gazetën për urrejtje.

Pas gjithë këtyre debateve, vjen figura e Éric Zemmour, një intelektual i televizionit dhe një kolumnist gazetash që kryeson listën e botimeve të reja me librin e tij “Vetëvrasja Franceze” në të cilin ai argumenton se miliona muslimanë janë duke kolonizuar dhe transformuar Francën dhe ata duhet të riatdhesohen.

Zemmour shpëtoi nga padia penale ndaj tij, muajin e kaluar, për nxitje të urrejtjes pasi tha në radio se “banda” të huajsh ishin duke “vjedhur, sulmuar e zhveshur” vendin. Në vitin 2011, ai u shpall fajtor për nxitje të urrejtjes racore pasi tha  në një bisedë televizive se trafikantët e drogës ishin kryesisht zezakë dhe arabë.

Debatit politik në Francë i janë shtuar referencat me teorinë e “zëvendësimit të madh” nga shkrimtari kundërthënës, Renaud Camus, i cili mbron tezën se popullsitë lokale franceze do të zvëendësohen nga të ardhurit e rinj që riprodhohen më shpejt. Ai u dënua për nxitje të urrejtjes vitin e kaluar.

Si një pol i kundërt vepron Nicolas Bancel, historian në Universitetin e Lausanne-ës, i cili është bashkëautor i një libri “Le Grand Repli” që paralajmëron se Franca dhe debati politik në vend po e shndërrojnë veten në një pikërritjeje të intolerancës dhe racizmit të shprehur hapur. Ai thotë se rritja e atyre që i përcakton si mendimtarë reaksionarë që fokusohen tek emigracioni dhe Islami më shumë sesa në shqetësimet e vjetra për pagat, barazinë gjinore dhe integrimin, është për shkak të kulturës mediatike që në 24 orë i bën lajka argumenteve kundërthënëse duke lënë mënjanë akademikët e arsyeshëm universitarë.

“Tema që nuk janë të reja, të tilla si kombi francez, frika nga emigrantët, stigmatizimi i muslimanëve, tashmë përkthehen në vota”, tha ai për Guardian, duke argumentuar se Fronti Nacional paraqitet si e vetmja parti që është në gjendje ta rikthejë Francën në gjendjen që ishte 30 vjet më parë. Ai thotë se humori pro kësaj partie është nxitur nga papunësia e lartë dhe nga situata e brishtë që ekziston mes klasës së mesme dhe asaj punëtore.

Sylvain Bourmeau, gazetar dhe profesor i jashtëm në Shkollën për Studime të Avancuara mbi shkencat sociale në Paris thotë:

“Ekziston një klimë jo e shëndetshme që është fermentuar prej një kohe të gjatë. Ajo reflekton ndikimin e Frontit Nacional në jetën politike franceze. Shqetësuese është se kjo klimë po nxit racizmin gjithnjë e më hapur. Mendoj se kjo nuk do të ishte e mundur në Britaninë e Madhe”.

Gazetari francez thotë se ka një ndasi të jashtëzakonshme midis eseistëve dhe ekspertëve opinionistë që dominojnë median dhe akademikëve të universiteteve.

Filofozi Régis Debray, i pyetur këtë javë për grindjen mes mendimtarëve të krahut të djathtë, tha: “Politika ka qenë gjithnjë e boshatisur nga përmbajtja intelektuale dhe morale, kështu që është normale që intelektualët ta mbushin këtë boshllëk”.

Por, ai paralajmëroi njerëzit të mos rendin kaq fort pas tyre, duke cituar shkrimtarin francez, Georges Bernanos: “Intelektuali është shpesh një teveqel që ne duhet ta marrin si të tillë derisa të na provojë të kundërtën”. /tesheshi.com/