Qualifikimi në Botëror, festë kombëtare në Panama

Panamaja e ka ndezur në maksimum delirin e përjetimit, me qualifikimin për herë të parë në finalet e një Botërori.

Skuadra “inferiore” në start të eleminatoreve ka bërë historinë dhe djemtë e trajnerit Hernan Gomez, janë pritur si heronj nga autoritetet e vendit.

Madje presidenti e ka shpallur ditë feste kombëtare 11 Tetorin, për t’i bërë vend në histori e për ta kujtuar gjithnjë këtë kualifikim.

Fitorja ndaj Kosta Rikës së kualifikuar gjithashtu në Botëror, ka ngritur peshë një popull të tërë e ka bërë të diskutohet shumë gjatë për këtë ngjarje, tashmë jo vetëm sportive. /tesheshi.com/