Qeveria nuk pranon “lirimin” e Dritan Dajtit: vendim skandaloz!

Qeveria ka reaguar ashpër ndaj vendimit për kalimin nga dënim i përjetshëm për Dritan Dajtin, në 25 vjet, dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ditë më parë. I njohur si vrasës i kayër policëve, për ministren Gjonaj e më pas Lleshi, është e papranueshme që ndaj Dajtit drejtësia gati të jetë e dorëzuar.

Një rast shokues, i paprecedent. Vendimi për të pranuar gjykimin e shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vite për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e katër policëve, tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me kodin penal. Prej 48 orëve kemi punuar për të adresuar një skandal të papranueshëm, të përmasave të pa tolerueshme, që dhanë vendimin në kundërshtim me ligjin. Ky është një lajm i shëmtuar nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu. Nuk pajtohemi me rastin, gjyqtarët meritojnë vetëm përbuzje. Vendimi rrezikon që të krijojë një precedent të rrezikshëm”, tha gruaja në krye të drejtësisë.

 Më tej ishte kreu i Rendit që përcolli të njëjtin reagim të ashpër.

“Kam pritur këto 48 orë sa të sigurohesha që ky krim i njerëzve me imunitet ligjor dhe kushtetues të mos kishte si përgjigje vetëm një deklaratë publike, por edhe një reagim të fortë e të vendosur si dhe një proces të qartë ligjor. Edhe pse nuk mund të jap detaje, deklaroj se Operacioni “Forca e Ligjit” është vënë në veprim të plotë për të adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë, sakrificave të panumërta dhe gjakut të derdhur nga qindra punonjës të Policisë së Shtetit shqiptar përgjatë tri dekadave të fundit.

Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, por as edhe tek unë si Ministër i Brendshëm, derisa ky vendim, jo vetëm të zhbëhet nga Gjykata e Lartë, por edhe derisa autorët e këtij akti të pashembullt dhe fyes për gjakun e gjithë dëshmorëve të PSH të përballen me ligjin dhe drejtësinë e vërtetë. Personat me profil të lartë kriminal, në shumicën e tyre, janë sot prapa hekurave, si rezultat i vullnetit të kësaj shumice qeverisëse për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe i një policie të reformuar dhe të motivuar për të imponuar fuqinë e ligjit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligj zbatuese“, tha ministry Lleshaj. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts