728 x 90 Leaderboard

Qeveria mbron PPP-të: transparente dhe efikase

Në seancën e radhës pa opozitën në sallë, mazhoranca mbrojti atë për të cilën po akuzohet më shumë këto ditë – PPP, ose thënë ndryshe konçensionet në disa sektorë. Ishte kreu i Financava Arben Ahmetaj ai që në shpjegimet e tij bëri dhe pak politikë veç llogarive.

PPP janë transparente. Projektet janë të gjitha transparente në procedurë. Po e patë dje opozitën, ju referua një shifre për koncesionet, PPP, është mbi 2 mld euro. Rruga e Arbrit që ka nisur me koncesion kushton rreth 243 mln euro, çfarë është kjo rrugë? Pse është e domosdoshme? Pse do të duhet të bëhet tani dhe jo pas 20 viteve? 

Rruga duhet tani dhe buxheti me fondet e drejtëpërdrejta nuk kishte mundësi ta bënte. Ndaj hymë në Partneritet Publik-Privat. Ajo që tha dje opozita është e vërtetë. Po, janë investime publike në favor të qytetarëve. Po e pyes opozitën, çfarë keni me dibranët që nuk doni t’u bëhet rruga? Çfarë ju bënë? Nuk ju dhanë katër vota në parlament? Nuk ju dhanë se nuk i meritonit. Pse nuk doni që Shkodra të ketë një autostradë më dinjitoze? Kë urreni, Shkodrën që nuk ju dha 7 vota, Lezhën që nuk ju dha 5 vota?”, ishte arsyetimi i ministrit Ahmetaj. /tesheshi.com/

 

Related posts