728 x 90 Leaderboard

Qeveria italiane miraton ligjin “Salvini” për emigrantët, kreu i Liga-s në delir

Qeveria populiste italiane miratoi të hënën një ligj të ri dhe më të rreptë mbi azilin dhe riatdhesimin, përgatitur nga Ministri i Brendshëm dhe zv.kryeministri Matteo Salvini, kreu i Liga-s.

“Është një hap i madh në luftën kundër mafies, kriminelëve dhe kontrabandistëve të emigrantëve”, shkroi Salvini në Twitter.

Tashmë me këtë ligj, të gjithëve që iu është refuzuar azili, duhet të kthehen nga kanë ardhur.

Për më tepër, licencat për “mbrojtjen humanitare” anulohen, dhe ky ishte një lejeqëndrim që, sipas Salvinit, autoritetet italiane në të kaluarën e dhanë shumë lehtë.

Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi i bëri thirrje qeverisë italiane dy javë më parë që të mos heqë këto leje.

Në tremujorin e parë të vitit 2018, Italia ka përpunuar rreth 23,000 aplikime për azil, sipas qendrës së migracionit hulumtues të Fondacionit ISMU.

Nga kërkesat e përpunuara, 61 përqind u refuzuan dhe 21 përqind e aplikantëve morën viza për mbrojtjen humanitare. Statusi i refugjatit është dhënë për 6 për qind të azilkërkuesve, sipas ISMU. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts