Qeveria e Kosovës hap qesen e 10-vjetorit: 600 mijë euro për pavarësinë, 100 mijë për Epopenë e UÇK-së

Qeveria “Haradinaj” ka çelur kuletën në pragë të 10 vjetorit të pavarësisë. Për këtë ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 600 mijë euro. Këto para sipas kryeministrit Ramush Haradinaj do t’i ndahen Ministrisë së Kulturës në kategorinë e subvencioneve.

Qeveria po ashtu ka themeluar Këshillin organizativ për manifestimin gjithëpopullor për shënimin e Epopesë së UÇK së. Për këtë Këshill ka ndarë 100 mijë euro.

Haradinaj tha se kësaj here Epopeja është jubilare dhe është në nderin tonë të respektojmë në mënyrë të duhur sakrificën për lirinë.

Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza ka kërkuar që për ngjarjet të cilat duhet që do të zhvillohen dhe kanë kosto financiare të vijnë në kuadër të planifikimeve të linjave të reja buxhetore.

“Me qëllim që të na lehtësojnë punën është mirë që të planifikohet më kohë”, tha Hamza. /tesheshi.com/

Related posts