Qershitë që rriten në 40 gradë celcius

Ato janë të afta t’u mbijetojnë temperaturave nën 40 gradë celcius dhe quhen Saskatchewan’s.  Janë shumë të shijshme dhe të ëmbla dhe mund t’i hash drejt e nga pema. Ato madje u rezistojnë edhe ndryshimit të temperaturave në mënyrë drastike dhe rriten kudo në Kanada.

Ky frut piqet në fund të korrikut dhe në fillim të Gushtit, janë fruti karakteristik i vendit dhe konsumohen direkt nga pema. Një arsye pse janë kaq të famshme atje i atribuohet komuniteteve emigrante të cilët i konsumojnë rregullisht.

Njerëzit që i pëlqejnë më shumë janë emigrantët nga Europa Lindore.

Vitet e fundit, qershitë e tilla janë të kudogjendura nëpër menu gjatë gjithë zonës falë ëmbëlsisë që kanë, antioksidantëve të fuqishëm dhe kohëzgjatjes së tyre.

Ndryshe nga varietet e tjera, këto qershi e ruajnë shijen e tyre të fortë dhe ngjyrën edhe kur gatuhen në temperatura të larta. Studiuesit lokalë të mjekësisë thonë se ato “janë shumë të mira kundër inflamacionit”.

Ndërsa pjekësit dhe kuzhinierët lolakë i fusin thuajse kudo: nga biskotat tek byreçkat, tek akulloret. Ndërsa restorantet kombinojnë lëngun e frutit në verë, birrë e madje edhe uiski./tesheshi.com/

Related posts