728 x 90 Leaderboard

Qeni turk Kangal bëhet shok më i mirë i deleve franceze, i mbron ato nga ujqit

Delet franceze tashmë kanë një shok të ri, i cili do t’i mbrojë ato nga ujqit dhe kafshët e tjera të egra, të cilat duan t’i shqyejnë. E kemi fjalën për qenin mbrojtës të bagëtive, turkun Kangal.

Pronarët e deleve në Francë thonë se ku lloj qeni është një mrekulli e Zotit e dërguar për ta, veçanërisht pas rritjes së numrit të sulmeve të ujqve, kohët e fundit.

France Bleu, pjesë e një grupi publik ndërkombëtar të Radio France, shkruante në sajtin e tij këtë të hënë se Kangal (qeni), po ndihmonte pa masë në ruajtjen e deleve në Francën juglindore.

Kangal është një qen ruajtës i deleve nga Anadolli, i cili e mori emrin nga distrikti i Kangalit në qendër të Turqisë. Ky lloj qeni është përdorur nga barinjtë për  të mbrojtur delet nga sulmet e ujqve dhe arinjve.

Ky qen është i njohur për madhësinë e tij, guximin, gatishmërinë, inteligjencën, si dhe besnikërinë.

Pronarët e deleve në departamentin e Dromit, në Francën juglindore, kanë filluar të blejnë qentë Kangal pas një rritje të sulmeve të ujqve në vitin 2017.

Këta qen nuk sulmojnë njerëzit, për sa kohë u jepni atyre një përqafim dhe ushqim./tesheshi.com/

Related posts