Auto Dak
Auto Dak

QËNDRIMI/ Tjetër fshikullim amerikan për opozitën shqiptare: djegia e mandateve dhe bojkoti, të papranueshme

Nga Uashingtoni është përcjellë një tjetër mesazh për krizën shqiptare, ku dhe njëherë është kundërshtuar akti i opozitës me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Ka qenë Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, ai që tha se kjo po le një shije të keqe te SHBA.

“Nuk jemi krenarë me shqiptarët këto javët e fundit, sepse ata nuk përdorën institucionet që kanë. Nuk mundet që thjesht të bojkotosh parlamentin ose të dorëzosh mandatet. Ato institucione duhen përdorur, duhen përdorur gjykatat, duhet të emërohen anëtarët e gjykatës Kushtetuese, që përmes Kushtetutës dhe përdorimit të këtyre mjeteve të tejkalohen kohët e vështira politike”, tha Reeker, duke iu përgjigjur interesimit të VOA-s në shqip.

Zyrtari i lartë amerikan tha se vetëm rruga institucionale është ajo me të cilën duhet zgjidhur kriza.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë, por ne do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha palët të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur që të ecin përpara. Dhe nëse institucionet nuk bëjnë punë, atëherë puno që t’i ndryshosh ato, nëpërmjet mjeteve kushtetutese që keni”, tha Reeker. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts