Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Qëndrimi “nën zë” i BE-së për masakrën e Raçakut: trill apo i vërtetë?

Brukseli ende nuk është shprehur zyrtarisht mbi trazimet e reja mes Prishtinës e Beogradit, që ka si shkak masakrën e Raçakut të vitit ’99. Pas dënimit me dy vite burg të një ish-ministri serb në qeverinë e Kosovës, i cili e mohoi atë, ishte presidenti Vuçiç ai i cili e përforcoi si “për inat” qëndrimin serb, duke thënë se ajo masakër ishte një trillimi i Uilliam Uollkerit. Kjo bëri që ndaj Vuçiçit të reagonte në korr i gjithë spektri politik i Prishtiës, duke i kërkar madje bashkësisë ndërkombëtare që të mbajë qëndrim.

Por deri më tani, ka qenë vetëm një deklaratë “nën zë” nga    shërbimi i bashkëpunimit mediatik i BE-së, ku është thënë se deklarata e Presidentit Vuçiç ishte e papranueshme për BE-në.

“Mohimi dhe relativizimi janë në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe janë në kundërshtim me projektin e integrimit në Ballkanin Perëndimor”, mësohet të jenë shprehur zyrtarë në Bruksel.

“Nuk ka vend për të mohuar ose relativizuar ngjarjet që ndodhën në Raçak në janar 1999”, raportohet të jetë thënë më tej.

“Autoritetet duhet të punojnë për të siguruar që e kaluara të vlerësohet në mënyrë të drejtë dhe me respekt për viktimat. Rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve”, tha shërbimi për shtyp i BE, cituar nga disa media.

Ndërsa në lidhje me dënimin me dy vjet burg për ish-ministrin Ivan Todosijeviç, BE konsideron se u takon gjykatave të përcaktojnë nëse disa deklarata përbëjnë krime.

“Dënimi duhet të jetë proporcional duke marrë parasysh të gjithë elementët e çështjes,” thuhet në përgjigjen e BE-së. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts