QËNDRIMET/ Manfred Weber: i dashur me Ballkanin, i ftohtë me Turqinë

“Europa është e paplotë pa Ballkanin”, deklaroi në një samit në Bukuresht, kandidati kryesor i Partive Popullore Europiane – PPE për postin e presidentit të Komisionit Europian, Manfred Weber.

Në këtë samit ku merrnin pjesë 3.200 delegatë, Weber paraqiti vizionin e tij për kontinentin e vjetër, kur tha se “ne duhet të jetojmë me të njëjtat standarde në të gjithë Europën”.

Duke theksuar se nëse arrin të bëhet kryetar i KE-së do të favorizonte politikat e zhvillimit rajonal dhe të infrastrukturës, Weber deklaroi: “Unë dua të luftoj për një Europë, që njerëzit ta ndiejnë si Europën e tyre”.

Por politikani gjerman nuk është shfaqur kaq i dashur me Turqinë. Ai e tha qartazi se nëse e merr postin që synon, do t’i ndërpresë bisedimet e anëtarësimit me Ankaranë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts