Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

QASJET/ Dështimi i Iranit në Marrëdhëniet Publike: por a ka gjasë të rrëzohet regjimi?

Regjimi iranian po kalon një krizë të rëndë pasi protesta shpërthyen si pasojë e zbulimit të gënjeshtrës për rrëzimin e një aeroplanit ukrainas – shkruhet në një artikull Foreign Policy  me autorë Colum Lynch, Keith Johnson dhe Michaek Hirsh.

Përpjekja e regjimit iranian për të portretizuar veten si viktimë të agresionit amerikan pas likuidimit të gjeneralit Soleimanit, sipas tyre është kthyer në një katastrofë në vend dhe në mbarë botën.

Ata e konsiderojnë valën e fundit të demonstratave si një sfidë ndëshkuese për regjimin, por sidoqoftë, ka analistë që besojnë se politika amerikane ndaj Iranit nuk do ta rrëzojë regjimin që ka qenë i qëndrueshëm për katër dekada. Njëri prej tyre është Husein Ibish, një ekspert i Lindjes së Mesme në Institutin e Shteteve Arabe të Gjirit në Uashington.

Ibish thekson se sanksionet amerikane tashmë kanë bërë dëme të mëdha në ekonominë iraniane, të cilën askush nuk mund ta priste, por kjo ofron vetëm një shembull të rrallë të suksesit të presioneve të jashtme, pa ndërhyrje ushtarake, në rrëzimin e regjimeve shtetërore. Ai kujton se sanksionet kanë forcuar diktaturën e Fidel Castro në Kubë dhe të Kim Jong Un në Korenë e Veriut.

Për shkak të sanksioneve amerikane, ekonomia iraniane është në gjendje rënie të lirë. Duke u rikthyer gradualisht në pasurimin e uraniumit, regjimi iranian po përpiqet të ushtrojë presion ndaj vendeve evropiane për të përfituar ekonomikisht, në shfrytëzim të Marrëveshes Bërthamore të 2015-ës, por kjo taktikë iraniane po i bën vendet evropiane gjithnjë e më të gatshme që të heqin dorë nga marrëveshja.

Treshja në Foreign Policy thotë se pakënaqësia e masave ka shkatërruar përpjekjet e diplomatëve iranianë për ta portretizuar vendin e tyre si viktimë të agresionit amerikan dhe për të fituar simpatinë evropiane. Arrestimi dhe ndalimi i ambasadorit britanik në Teheran për disa orë nga autoritetet iraniane i ka bërë gjërat më keq për regjimin iranian, pasi po shkel Marrëveshjen e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Një efekt për pakënaqësinë publike ka qenë dhe ajo që regjimi iranian raportoi përmes mediave të tij se 80 ushtarë amerikanë u vranë në sulme hakmarrëse me raketa të lëshuara në bazat ushtarake amerikane në Irak, ndërsa në realitet nuk pati viktima, dhe sulmet u vlerësuan më vonë si joefektive.

Hussein Ibish thekson se Irani është një vend ku, përveç një numri të madh të njerëzve që mbështesin regjimin, ekzistojnë kundërshtime të forta politike, dhe për këtë arsye nuk e sheh të çuditshme që protestat masive që dënojnë likuidimin e Soleimanit si dhe ato antiqeveritare, po zhvillohen pothuajse në të njëjtën kohë. Irani është në një pozitë të vështirë në Liban dhe Irak.

“Eshtë e qartë se ka shumë probleme në Iran, por nuk do të thotë se të gjitha këto probleme do ta sjellin regjimin në prag të kolapsit. Unë nuk shoh asnjë provë që Irani është në një situatatë para-revolucionare dhe nuk mendoj se ky regjim do të rrëzohet, qoftë brenda apo jashtë”, konkludon ai. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts