Putin, vendimin për të “larë duart” me Serbinë, pas vizitës së Erdogan

Përbetimet e Aleksandër Vuçiçit për një zgjidhje përfundimtare të çështjes së Kosovës, duket se kanë marrë një goditje pas ftesës zyrtare të presidentit serb që homologu i tij rus, Vladimir Putin të vizitojë Beogradin për të përkujtuar Luftën e Parë Botërore, e cila nisi nga rusët, me synim që tokat e Prandorisë Osmane t’ua japë serbëve, malazezëve dhe grekëve.

Por siç bën të ditur Sputnik, Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri jashtëm rus, Sergej Shoigu nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen pas dorëzimit të ftesës nga Aleksandër Vulin, njeriu i afërt i Vuçiçit, i cili vizitoi Moskën .

Vuçiç me një servilizëm të dukshëm i thotë Putinit se “duhet të festojmë fitoren e përbashët 100 vjeçare të frontit të Selanikut.

Festa është lënë më 20 tetor, një datë që përkon në fakt pas manovrës së NATO-s që zhvillohet në Serbi në fund të shtatorit.

Vulin, që gjendet në vizitë dyditëshe në Rusi, ka biseduar me kolegun rus për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake, në një bazë të armatës afër Moskës.

Derisa Vuçiç të jetë komandant suprem i ushtrisë dhe president i Republikës së Serbisë, e unë ministër i mbrojtjes, Serbia nuk do të jetë anëtare e NATO-s, e asnjë aleance ushtarake, ashtu sikur nuk do t’i imponojmë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vulin.

Më tej ai ka theksuar se aeroplanët luftarakë rusë të tipit, MIG, arrijnë në Serbi sipas planit, deri në fund të këtij viti.

Por Sputnik ngre pikëpyetjen se kjo tashmë është thjesht një lojë e Vuçiçit dhe Putin do ta vërë para një oferte fatale, që ka të bëjë me gazësjellësat. Kjo ofertë do të vijë pas vizitës së Rexhep Tajiip Erdogan në Beograd, të cilën Moska e cilëson shumë të rëndësishme

/tesheshi.com/