728 x 90 Leaderboard

Putin, “thikë në zemër” adhuruesve të tij në Serbi: e quan Srebrenicën një “masakër”

Presidenti rus Vladimir Putin dje ua nguli “thikën në zemër” të gjithë adhuruesve të tij në Serbi, duke përdorur Srebrenicën si një njësi matëse për masakër, gjatë konferencës së tij vjetore të shtypit, shkruan Blic.

Duke folur për Ukrainën, Putin tha: “Atje janë formuar njësi të milicisë që janë gati të refuzojnë çdo veprim ushtarak kundër Donbas. Ne konsiderojmë se kjo u përgjigjet më së shumti interesave të njerëzve që jetojnë në atë territor, sepse atje do të ndodhë një masakër më e rëndë se Srebrenica”.

Putini goditi në mënyrë precize një nga pikat më nevralgjike të historisë së fundit serbe, “një masakër në Srebrenicë”, të cilën shumica e politikanëve serbë me orientim nacionalist, shumica dërmuese e të cilëve janë rusofilë dhe putinofilë të mëdhenj, po përpiqen ta minimizojnë dhe madje ta mohojnë si një krim të kryer nga serbët, me në krye kriminelin e Tribunalit të Hagës Ratko Mlladiç, raporton ky portal.

Megjithëse është mjaft mirë i informuar se krimi në Srebrenicë te shumica e serbëve provokon zemërim, trishtim apo zemërim, presidenti rus e përdori atë ngjarje si analogji

Dragan Shormaz, një ish-deputet i DSS-së së Vojisllav Koshtunicës, kurse sot deputet i SNS-së në Asamblenë serbe dhe rusofil i dëshmuar, tha për “Blic” se kjo është një argument se “Rusët, si edhe çdo fuqi tjetër e madhe, janë të interesuar pas interesave të tyre “. /tesheshi.com/

 

Related posts