728 x 90 Leaderboard

Putin tenton t’i tregojë dhëmbët NATO-s në Ballkan: Stërvitje ruso-serbe 30 km larg Kroacisë

Rusia po tenton të tregojë dhëmbët në Ballkan dhe të sfidojë NATO-n, e cila ka dy anëtarë të saj në këtë rajon: Shqipërinë dhe Kroacinë.

Siç bën të ditur e përditshmja e kroate që del në Split, Jutarnji List, ushtria ruse do të zhvillojë dy manovra të përbashkëta me Serbinë nën hundët e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Njëra prej manovrave do të zhvillohet vetëm 30 kilometra larg kufirit me Kroacinë. Një analist sigurie kroat e konsideroi këtë një sfidë që Moska i bën Perëndimit sy për sy.

E para prej këtyre dy manovrave, “Vëllazëria Sllave 2016” do të zhvillohet në kazermat e ushtrisë serbe në Nikinçi, vetëm 30 kilomentra nga kufiri kroat, pra edhe i NATO-s.

Kjo është stërvitja e tretë e këtij tipi që përfshin trupa ajrore që organizohet nga ushtria ruse dhe ajo serbe.

Vitin e shkuar, kjo manovër u zhvillua në Rusi dhe në vitin 2014 në Serbi, në të njëjtin vend, pikërisht në Nikinçi që ndodhet në veriperëndim të Serbisë.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, deklaroi në samitin e NATO-s në Varshavë pak kohë më parë se “ne jemi të shqetësuar mbi manovrën ‘vëllazëria sllave’, e cila do të mbahet në muajin shtator në Serbi”.

Shkrimin e saj, e përditshmja kroate Jutarnih List e titullon: “Zbarkimi i Putinit në Serbi” dhe thekson se trupa elite ruse kanë arritur në Serbi për manovra shumë afër Kroacisë, duke shkaktuar një protestë formale nga ana e NATO-s dhe BE-së ku Serbia synon të bëhet anëtare.

Një burim diplomatik i gazetës kroate tha se Serbia po bën lojën e dy karrigeve, si një vend që nuk dëshiron të hyjë në NATO por vetëm në BE.

Ai shton se “Bashkëpunimi ushtarak me Rusinë duhet të bëjë që të pezullohen negociatat mes Beogradit dhe Bashkimit Europian, pasi nuk plotëson kushtet e aneksit të sigurisë”.

Ministri i mbrojtjes i Kroacisë, Josip Buljeviç nuk bëri komente për manovrat serbo-ruse, por shtoi se vendi i tij është i interesuar që Serbia të anëtarësohet sa më shpejt në BE.

“Megjithatë, Serbia duhet të rishikojë politikën e saj të sigurisë dhe mbrojtjes, dhe ta lidhë atë me sigurinë kolektive të vendeve të Bashkimit Europian”, tha ministri kroat.

Ndërkaq, sipas Jutarnih List, një burim nga kupola e ushtrisë kroate theksoi se “do të ketë një përgjigje adekuate në terren ndaj stërvitjes ruso-serbe në dyert e NATO-s”.

Burimi i tha gazetës se përgjigja ishin helikopterët  Kiowa, tanket artilerike Panzer, mjetet e lëvizshme luftuese Patria, si dhe dy brigade forcash speciale”.

rusija srbija vojska vježba

Ndërkohë që në stërvitjen “Vllazëria sllave 2016” do të marrin pjesë edhe ushtarë bjellorusë, është konfirmuar pjesmarrja e trupave ajrore ruse superspeciale (VDV).

Shefi i shtabit dhe zv.komandanti i parë i ushtrisë ruse, Nikolay Ignatov tha se ushtarët rusë të stacionuar në Kaukaz do të mbërrijnë së shpejti për stërvitje.

Serbia do të prezantohet nga anëtarët e Batalionit të 63 Parashutist, si dhe një pjesë e Brigadës së reagimit të Shejtë.

Kryeministri rus, Dimitry Medvedev, do të mbërrijë në Beograd në fund të shtatorit, kur të bëhet gati marrëveshja e armatimit mes dy vendeve dhe garantimi i statusit special për trupat ruse në të ashtuquajturën bazë humanitare në Nish, që nuk është gjë tjetër vetëm një bazë operacionale e shërbimeve sekrete ruse.

Pikërisht pas kësaj vizite do të nisë stërvitja e dytë ushtarake serbo-ruse që do të mbahet në aeroportet ushtarake të Batajnicës dhe Nishit.

20 pilotë rusë do të dërgohen në Serbi për të marrë pjesë në manovrën që ka si qëllim të improvizojë kontrollin e hapësirës ajrore dhe perfromancën në luftimet në fluturim.

 Përgatiti: Y. Pata – /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts